ZGJEDHJE TË LIRA · DHJETOR

Flamingot
organizohen për
të ardhmen
e Shqipërisë.

Studentët dhe të rinjtë organizojnë zgjedhjet e tyre të lira dhe demokratike, të pafinancuara nga askush, për të përzgjedhur kandidatët e tyre për bashkitë.

Zgjedhjet do të jenë shprehje e vullnetit të lirë, pa asnjë ndikim nga forcat politike, biznesmenët apo organizatat.

FLAMINGOT
Dy flamingo rozë pranë ujitLISTA E STUDENTËVE
PËR TË ARDHMEN E SHQIPËRISË

01 / ZGJEDHJET

Dy raunde.
Në dhjetor.

  1. Zgjedhjet zhvillohen në muajin dhjetor, në dy raunde.
  2. Në raundin e parë, çdo bashki ka të paktën 5 kandidatë. Qytetarët e çdo qyteti votojnë për një person.
  3. Një profil mund të votojë vetëm një herë.
  4. Tre kandidatët më të votuar në çdo qytet zhvillojnë një debat publik dhe të hapur mbi pyetjet e studentëve dhe kalojnë në raundin e dytë.
  5. Nga raundi i dytë del vetëm një kandidat i përbashkët.

Këto janë zgjedhje të brendshme të studentëve dhe të rinjve, të veçanta nga zgjedhjet zyrtare.

02 / VOTIMI

Një person.
Një votë.

Për të votuar duhet të jesh mbi 16 vjeç në ditën e votimeve dhe të kesh një pasaportë ose kartë identiteti të vlefshme. Çdo profil voton në bashkinë e vendlindjes që figuron në dokument.

Studentët janë në negociata me kompani të huaja që do të bëjnë verifikimin e çdo profili me pasaportë dhe me foto nga smartfoni, procesi i njohur si KYC. Asnjë profil i rremë nuk do të mund të votojë.

Kujdes: gjatë regjistrimit shkruani vendlindjen dhe datën e lindjes saktësisht siç figurojnë në dokumentin tuaj zyrtar, pasaportë ose kartë identiteti, jo vendin ku jetoni. Përndryshe profili nuk do të mund të votojë.

03 / KANDIDATËT

Pa logo
partie.

Kandidatët që dalin nga lista regjistrohen nën një logo jopartiake dhe kanë liri veprimi, pa ndikimin e asnjë kryetari partie.

Kandidatët për zgjedhjet po përgatiten. Lista aktuale për qarkun e Tiranës nuk është përfundimtare dhe mund të përditësohet sipas aspiratave apo dorëheqjeve.

Për kandidatimet, na shkruani te listaestudenteve@protonmail.com.

Harta e Shqipërisë me 46 bashkitë e reja
Kufijtë janë të përafërt. Të dhënat e hartës © kontribuuesit e OpenStreetMap.

Qarku Tiranë

Bashkia Tiranë

Përfshin edhe njësinë e re Rinas: fshatin Rinas, Bërxullën dhe Domjen.

Kandidatët

  • Adriatik Lapaj
  • Arlind Qorri
  • Arvina Lleshi
  • Brunela Mertiri
  • Ditmir Bushati
  • Ermal Hasimja
  • Ermal Pashaj
  • Florian Binaj
  • Gentian Progni
  • Ilir Alimehmeti
  • Indrit Vokshi
  • Irena Beqiraj
  • Marjana Koceku
  • Osman Stafa
  • Panajot Soko
  • Shpendi Gashi

04 / SHPRESA

Shpresa
rilind.

Të rinjtë dhe shqiptarët e lodhur nga tranzicioni do të ringjallin shpresën. Ata zotohen të luftojnë korrupsionin, nepotizmin dhe mungesën e meritokracisë që po e ndrydhin vendin, dhe aspirojnë të krijojnë kushtet për rikthimin e të gjithë shqiptarëve nga jashtë vendit në atdhe.

Studentët dhe të rinjtë ftojnë gjithë spektrin opozitar të marrë pjesë në zgjedhjet e tyre meritokratike.

Regjistrohuni për të marrë pjesë në votime.

05 / DETAJE TEKNIKE

Transparente.
E mbrojtur.

Platforma do të jetë plotësisht publike (open source) dhe do të publikohet në GitHub, pasi të ketë kaluar të gjitha testimet e sigurisë.

Çdo gjë do të jetë transparente dhe e auditueshme nga kompani që nuk kanë interesa në Shqipëri.

Platforma do t’i ruajë të dhënat e qytetarëve me masat më të rrepta dhe do të zbatojë rregullat më strikte europiane të GDPR. Vota do të jetë e fshehtë: askush nuk do të mund të shohë se kush votoi për kë, dhe emrat e votuesve nuk do të publikohen.

Në platformë nuk ka fjalëkalime, me qëllim: nuk ka asgjë për të harruar ose për t’u vjedhur. Hyni me llogarinë tuaj ose me një lidhje ose kod që ju dërgojmë në email.